Transferta ndërkombëtare – dërgoni para jashtë vendit online

Dërgoni para jashtë vendit në mbi 20+ monedha, kryeni transferta ndërkombëtare me tarifa të ulëta dhe administroni të gjitha paratë tuaja në një vend - llogaria multi-monetare Paysera. 

Gjithçka nga transfertat instant në EUR, tek transfertat e parave në USD, GBP, BGN, PLN dhe monedha të tjera - mund të jenë të disponueshme për ju me një llogari falas Paysera.

#

Çfarë transfertash mund të kryeni online me Paysera?

#

Transfeta midis clientëve me llogari në Paysera

Pavarësisht se ku jeton clienti tjetër i llogarisë Paysera – ju mund t'i dërgoni para në sekonda në çdo monedhë të disponueshme pa pagesë, ose me një çmim shumë të ulët.

#

Transferta SEPA

Transferta SEPA – standarde (jo-urgjente) transferta EUR në banka SEPA të tjera në Zonën Ekonomike Europiane (EEA). Ato janë kryesishtpa pagesë dhe mund të kryhen brenda një dite pune.
Lexo më shumë >

#

Transferta SEPA Instant

Transfertat SEPA Instant janë kryesisht pa pagesë 24/7 në EUR dhe mbërrijnë te përfituesi brenda sekondave. Banka përfituese duhet të jetë në ZEE dhe të jetë anëtare e skemës SEPA Instant. Kufiri i transfertës është 100,000 euro.
Lexo më shumë >

#

Transferta EUR jashtë ZEE

Dërgoni transferta EUR jashtë vendeve të Zonës Ekonomike Europiane te bankat që janë anëtare të sistemit TARGET2. Mund të zgjasë, deri në 3 ditë pune dhe kushton nga 7 EUR.

#

Transferta ndërkombëtare në monedha të tjera

Dërgoni para në mbi 20 monedha në bankat e vendeve të tjera, përfitoni pagesa nga jashtë dhe konvertoni para në të njëjtën llogari. 
Lexoni më shumë>
#

Transferta për tërheqje cash

Dërgoni para tek një përfitues i cili mund t'i tërheqë cash nga një prej vendndodhjeve të dedikuara. Përfituesi nuk duhet të ketë Paysera, ose ndonjë llogari tjetër për të përfituar shuma të moderuara dhe vetëm emri dhe data e lindjes së përfituesit janë të mjaftueshme për të përfunduar transfertën. Komode, të shpejta dhe me çmime të shkëlqyera. Aktualisht të disponueshme vetëm për transferta në Ukrainë.
Lexo më shumë >

Dërgoni para online përmes aplikacionit mobile, ose faqes web 

Dërgesa e parave jashtë vendit nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Tani mund të kryeni transferta në EUR, GBP, PLN, RON dhe BGN direkt nga telefoni juaj duke përdorur aplikacionin celular Paysera.
Hyni në aplikacion > Transferta > Transferta bankare dhe plotësoni detajet.

Nëse po dërgoni monedha të tjera - hyni në banking online Paysera dhe kryeni transferta përmes internetit

Nuk keni akoma një llogari në Paysera?
Filloni>

#

Sa kushton të dërgoni para jashtë vendit? 

Dërgesat e parave jashtë vendit mund t'ju kushtojë zero, si përshembull, kur i dërgoni te një përdorues tjetër të Paysera ose po dërgoni Eur në një nga vendet e EEA. 

Tarifat për dërgimin e parave në monedha të tjera mund të variojnë sipas monedhës, vendit përfitues dhe bankës. 

Kur kryeni një transfertë ndërkombëtare përmes Paysera, kushton shumë më pak, sesa kur përdorni një bankë tradicionale. Paysera mund të ofrojë çmime konkurruese transfertash, sepse ka llogari bankare në vende të ndryshme, nga të cilat kryhen transfertat. Pra, kur kryeni një transfertë ndërkombëtare, ne e kryejmë atë në nivel lokal. 

Tarifat për dërgesat e parave në Eur >
Tarifat për dërgesat e parave në monedha të tjera > 

Konvertoni monedha direkt nga llogaria juaj Paysera

Para se të dërgoni ose pasi të merrni para, mund të dëshironi t'i konvertoni ato. Duke përdorur aplikacionin Paysera ju mund të konvertoni monedha me norma të shkëlqyera! Kalkulatori i monedhës online i Paysera krahason kurset e këmbimit nga banka të ndryshme dhe u ofron klientëve të Paysera, më të mirin. 

Për më tepër, kur këmbeni deri në 500 EUR në muaj, klientët privatë marrin normën më të mirë të mundshme, e cila është pothuajse e njëjta me atë që paraqitet në Google.

Kontrolloni normat> 

#

Pyetjet më të shpeshta

Transfertat e parave jashtë vendit mund të arrijnë te përfituesi brenda sekondave, psh. nëse po kryeni një transfertë SEPA Instant në Eur. Por zakonisht një transfertë ndërkombëtare kërkon deri në një ditë pune (deri në 3), nëse e kryeni atë përmes Paysera.

Kur kryeni një transfertë ndërkombëtare përmes një banke tradicionale, nevojitet të prisni një javë, ose më shumë.

Për të dërguar para (dhe për të mos lënë pasurinë me tarifat) nga llogaria juaj bankare në një vend të huaj në llogarinë bankare në vendin tuaj të origjinës, mund të përdorni Paysera si ndërmjetës për të kursyer kohë dhe para. Transferta që kryeni do të duket kështu: nga llogaria bankare e huaj > në llogarinë tuaj Paysera, nga llogaria Paysera juaj > në llogarinë tuaj bankare lokale. Nëse nevojitet, do të keni mundësi të konvertoni monedhën, pasi paratë të jenë në llogarinë Paysera tuaj. 

Hapi 1 – dërgoni para në llogarinë Paysera tuaj.
Hyni në aplikacionin Paysera, poshtë te menu zgjidhni Rimbushje, selektoni vendin nga do të merrni parat137 dhe monedhën. Përdorni udhëzimet e krijuara për të kryer një transferim.

Hapi 2 – dërgoni para nga llogaria Paysera e juaj në një bankë lokale.
Kur paratë të jenë në llogarinë Paysera tuaj, zgjidhni Transferta > Transferta Bankare, dhe plotësoni detajet. Nëse keni nevojë të konvertoni monedhat para se t'i dërgoni - mund t'a kryeni edhe në aplikacion: Transferta > Këmbim Valutor.

Ju mund të kryeni këto transferta nga aplikacioni: 
  • Midis llogarive personale. 
  • Midis përdoruesve Paysera. 
  • Transferta në Eur (SEPA, SEPA Instant – në vendet e Zonës Ekonomike Europiane, TARGET2 – në EUR jashtë EEA). 
  • Në sistemin WebMoney. 
  • Transferta ndërkombëtare EUR, GBP, PLN, RON, dhe BGN.

Transfertat në monedha të tjera mund të kryhen vetëm përmes internetit. 

Më shumë pyetje dhe përgjigje rreth transfertave >