Të gjitha njoftimet për shtyp

Si të përgatiteni për një video telefonatë me Paysera?

Step-by-step guide to prepare for a video call with Paysera
Nëse ju është kërkuar të merrni pjesë në një video telefonatë… Në rast se jeni të stresuar – nuk ka nevojë! Kjo nuk është një intervistë pune – ne duam vetëm të ju njohim më tepër, të dimë më shumë rreth shërbimeve që do ti përdorni në Paysera.

Duke përmbledhur procesin

Nëse po e lexoni këtë, me siguri keni marrë një email nga Shërbimi jonë i klientit, duke ju kërkuar të verifikoni identitetin tuaj.

Hapi 1: Instaloni Google Meet
Kjo është platforma që ne përdorim për video thirrje. Nëse po planifikoni të përdorni telefonin tuaj për t'u bashkuar, ju sugjerojmë të shkarkoni aplikacionin Google Meet.

Hapi 2: Telefononi Shërbimin e klientit të Paysera
Kjo nuk do t'ju marrë shumë nga koha juaj - ne vetëm duhet të gjejmë një kohë që funksionon më mirë për ju dhe një telefonatë e shpejtë është mënyra më e lehtë për ta zgjidhur atë.

Në varësi të vendit ku ndodheni dhe gjuhës që flisni, ne kemi në dispozicion një shumëllojshmëri opsionesh. Numrin e duhur të telefonit mund ta gjeni tek faqja jonë e Shërbimit ndaj Klientit.

Hapi 3: Hyni në takim
Tingëllon mjaft e thjeshtë, apo jo?

Le të shikojmë në më shumë detaje se si mund të arrihet çdo hap.

Gjërat që duhen pasur parasysh përpara telefonatës

Ne e dimë, që rregullat dhe kushtet janë të mërzitshme. Por, sinqerisht, këto janë vetëm rregulla shumë të thjeshta. Ja, shikojeni vetë!

Gjithçka që na nevojitet është që ju të përgatiteni…

  • Konfigurimi juaj teknik: sigurohuni që të keni çasje në Google Meet dhe cilësia e kamerës, mikrofonit dhe lidhjes suaj të internetit plotëson kërkesat standarde të cilësisë optimale.
  • Dokumenti juaj: do të na duhet të shohim dokumentin tuaj që është konfirmuar tashmë në llogarinë tuaj Paysera.
  • Mjedisi juaj: sigurohuni që të jeni vetëm gjatë video telefonatës.

Nëse nuk ndiheni rehat për regjistrimin – mund të na vizitoni në vend të kësaj në Qendrën e Shërbimit të Klientit në Prishtinë. Vetëm mos harroni të sillni dokumentin tuaj!

Në çdo rast, do të ishte mirë nëse e njoftoni ekipin tonë të mbështetjes së klientit për vendimin tuaj, në mënyrë që ne të mund të planifikojmë në përputhje me rrethanat.

Si të planifikoni një video telefonatë?

Thjesht telefononi ekipin tonë të mbështetjes së klientit. Gjatë telefonatës, do të merrni një email me një link unik në thirrje në Google Meet.

Mos harroni: video thirrjet kryhen në ditë pune, nga e hëna në të premte.

Scheduling a video call with Paysera

Si të bashkoheni në video thirrje?

Pavarësisht nëse jeni duke përdorur kompjuter ose aplikacionin Google Meet, tani që keni linkun dhe kohën, thjesht klikoni lidhjen që keni marrë në email-in tuaj.

Pasi të keni klikuar në linkunGoogle Meet të dhënë në email, do të shihni një buton për t'u bashkuar ne takim. Klikoni mbi të dhe më pas do të ridrejtoheni në një video telefonatë me zyrtarët tonë të mbështetjes së klientit.

Kjo është e gjitha!

Joining a video call with Paysera