Të gjitha blogjet

Si të rimbursoni një transfer përmes Paysera?

Sending a transfer refund via Paysera will only take a few clicks.
Ju mund të mos e dini këtë, por me Paysera është më e lehtë të dërgoni një rimbursim sesa mund të mendoni. Pavarësisht nëse jeni një biznes Paysera ose klient privat, statusi juaj nuk kufizon fleksibilitetin tuaj. Cilado qoftë arsyeja që ju duhet të realizoni një rimbursim!

Përpara se të vazhdoni me rimbursimin

Jemi të sigurt që e dini këtë, por ju kujtojmë edhe një here se: do t'ju duhet të keni fonde të mjaftueshme në dispozicion në llogarinë tuaj për të përpunuar një rimbursim.

Së fundi, për pagesat e bëra me kartela, vetëm klientët tanë të biznesit mund të bëjnë rimbursim. Kjo mund të bëhet duke klikuar në Projektet dhe Aktivitetet > Pagesat e pranuara.

Jo shumë e komplikuar, apo jo?

Si të rimbursoni një transfer të destinuar për një dyqan elektronik

Mos u shqetësoni se cilën llogari përdorni për të dërguar një rimbursim nga dyqani juaj elektronik – personale ose biznesi do ta bëjnë punën që të dy pasi janë të lidhur. Nëse po kërkoni të dërgoni një rimbursim transferi posaçërisht nga dyqani juaj elektronik, thjesht hyni në llogarinë tuaj duke përdorur shfletuesin në ueb dhe ndiqni këto hapa:

Mos u shqetësoni nëse zbuloni se nuk mund ta bëni vetë - kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes së klientit dhe ne do të ju ndihmojmë.

Si të rimbursoni një transfer të rregullt

Pavarësisht nëse jeni një biznes Paysera ose klient privat, mund të rimbursoni një transfer të rregullt që keni marrë në llogarinë tuaj duke ndjekur këto hapa:

  1. Shkoni tek Llogaritë dhe Kartelat;
  2. Zgjedhni Gjendja e llogarive;
  3. Gjeni pagesën që dëshironi të rimbursoni dhe zgjidhniikonen Rimburso (e ilustruar me dy shigjeta, siç tregohet në imazhin më poshtë).
Step-by-step guide on how to send a transfer refund via Paysera.

A keni probleme me procesimin e rimbursimit?